Sport

“Lamine Yamal do ta fitojë “Topin e Artë” një ditë”, thotë i sigurtë trajneri Hansi Flick...

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është i sigurtë se ylli i tij i ri, Lamine Yamal, do ta fitojë një ditë “Topin e Artë”.

21 Shtator 2025, 12:00 Nga DOSJA
“Lamine Yamal do ta fitojë “Topin e Artë” një

SPANJE - Sulmuesi i Barcelonës është ndër kandidatët kryesorë për të marrë çmimin vjetor për lojtarin më të mirë të futbollit në botë në Paris të hënën.

“Një ditë do ta shohim këtë, që Lamine ta marrë këtë trofe”, tha Flick të shtunën kur u pyet në një konferencë për shtyp para ndeshjes në fushat stërvitore të Barcelonës.

Yamal, i cili mbushi 18 vjeç në korrik, ndihmoi Barcelonën të fitonte La Ligën dhe Kupën e Mbretit sezonin e kaluar dhe të arrinte në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ai gjithashtu ndihmoi Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian në korrik 2024.

Yamal është një nga 30 të nominuarit për çmimin, së bashku me shokët e skuadrës Raphinha, Pedri González dhe Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, konsiderohet favorit, pasi e udhëhoqi ekipin e tij drejt titullit të parë të Ligës së Kampionëve.

Flick është nominuar për çmimin e trajnerit më të mirë.

Aitana Bonmatí, fituesja e dy viteve të fundit, është një nga gjashtë lojtaret e Barcelonës të nominuara për “Topin e Artë” për femra.

“Për mua është respekt të jem atje, sepse jemi të nominuar”, tha Flick. “Do ta shohim. Të gjithë ata që e kanë fituar këtë trofe e meritonin.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll