Sport

Bremer frikëson Juven! Braziliani rrëzohet përtokë, por klubi qetëson: "Vetëm lodhje"...

Gjatë seancës stërvitore pas ndeshjes, mbrojtësi brazilian u ndje keq.

21 Shtator 2025, 10:13 Nga DOSJA
Bremer frikëson Juven! Braziliani rrëzohet përtokë, por

ITALI - Gleison Bremer qëndroi në stol për të marrë frymë, por pas ndeshjes me Veronën, gjatë seancës stërvitore që zakonisht përfshin ata që nuk kanë luajtur, ai papritmas u rrëzua në tokë dhe kërkoi ndihmë mjekësore.

Këmbanat e alarmit ranë menjëherë te Juventusi, një pasojë logjike e asaj që ndodhi një vit më parë: dëmtimi i rëndë që e la brazilianin jashtë fushave për një vit të tërë. Sapo u rikthye, ai mori menjëherë përsipër mbrojtjen, por frika ishte e madhe, pasi të gjithë po mendonin për një tjetër dëmtim. 

Sipas Tuttosport, megjithatë, rasti nuk ishte një dëmtim, por thjesht një shqetësim,  dhe mjekët e Juventusit e siguruan menjëherë për gjendjen e tij. Ai u ndal pas njërës prej përsëritjeve dhe mori trajtimin e nevojshëm, por më pas u ngrit menjëherë. Ishte thjesht lodhje.

Bremer më pas përshëndeti tifozët dhe u kthye në dhomën e zhveshjes me pjesën tjetër të ekipit dhe Juve thuhet se është i qetë për gjendjen e tij, duke mos hedhur asnjë dyshim për faktin se ai do të fillojë kundër Atalantas dhe Villarrealit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll