Bota

U hoq si oficer policie/ Arrestohet një person i armatosur në vendin ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk

Megjithatë, zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi sqaroi se burri nuk ishte personel i autorizuar i sigurisë në këtë ngjarje dhe u mor menjëherë në paraburgim.

20 Shtator 2025, 22:20 Nga E. D

 

U hoq si oficer policie/ Arrestohet një person i armatosur në
Charlie Kirk

 

SHBA- Një person i armatosur që hiqej si oficer policie u arrestua nga agjentët e Shërbimit Sekret në stadiumin e Arizonës, ku do të mbahet funerali i Charlie Kirk të dielën. Sipas Fox News burri u arrestua në stadiumin State Farm, shtëpia e Arizona Cardinals, në Glendale të premten.

Megjithatë, zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi sqaroi se burri nuk ishte personel i autorizuar i sigurisë në këtë ngjarje dhe u mor menjëherë në paraburgim.

“Shërbimi Sekret i SHBA-së, në bashkëpunim me forcat lokale të rendit në Glendale, Arizona, po heton një individ i cili u vu re duke shfaqur sjellje të dyshimtë. Personi u kontaktua nga Shërbimi Sekret dhe deklaroi gjatë takimit se ishte anëtar i forcave të rendit dhe se ishte i armatosur. Individi nuk është anëtar i forcave të autorizuara të rendit që punojnë në këtë ngjarje dhe aktualisht është në paraburgim”, tha zëdhënësi i agjencisë Anthony Guglielmi.

Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende i ditur. Në Funeralin e Kirk pritet të mbledhen më shumë se 100,000 njerëz, përfshirë personalitete VIP si Donald Trump dhe J.D. Vance.

charlie kirk

Sondazh

Poll