Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm, nëse nuk i pranoni mbrapsht të burgosurit

Ai nuk specifikoi se çfarë masash do të vendoste nëse Venezuela do ta shpërfillte kërkesën e tij.

20 Shtator 2025, 21:33 Nga DOSJA
Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një
 Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pralajmëruar Venezuelën të shtunën se do të vuante një çmim të pallogaritshëm nëse nuk do të merrte mbrapsht të gjithë të burgosurit që ai tha se qeveria në Karakas i kishte detyruar të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, Trump tha se midis të burgosurve ishin njerëz nga institucione psikiatrike. Ai nuk specifikoi se çfarë masash do të vendoste nëse Venezuela do ta shpërfillte kërkesën e tij.

"Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija psikiatrike në botë, që 'udhëheqja' venezueliane i ka detyruar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra njerëz janë plagosur rëndë, madje edhe janë vrarë, nga këta 'monstra'. NXIRRINI ATA NGA VENDI YNË, MENJËHERË, PËRSËRI ÇMIMI QË DO TË PAGUANI DO TË JETË I PAPARASHIKUESHËM!", shkroi presidenti amerikan.

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një

 donald trump

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2025, 16:13 E.d

Gjermania i kthen shpinën Vuçiç

  Foto ilustruse Kohët e fundit, në komunitetin politik gjerman ka pasur gjithnjë e më shumë shenja se establishmenti politi...