Bota

Mbi 1000 persona mbërrijnë çdo ditë në Britani përmes kanalit La Manche

Numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin nënvizon shkallën e sfidës me të cilën përballet qeveria e kryeministrit britanik Keir Starmer, ndërsa përpiqet ta vërë krizën nën kontroll.

20 Shtator 2025, 18:38 Nga E. D
Mbi 1000 persona mbërrijnë çdo ditë në Britani
foto ilustruese

ANGLI- Më shumë se një mijë njerëz kaluan Kanalin Anglez të premten, në varka të vogla duke u drejtuar për në bregdetin britanik. Numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin nënvizon shkallën e sfidës me të cilën përballet qeveria e kryeministrit britanik Keir Starmer, ndërsa përpiqet ta vërë krizën nën kontroll.

Shifrat e fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se 1,072 persona e kanë bërë udhëtimin me 13 anije. Sipas marrëveshjes, për çdo emigrant që dërgohet mbrapsht në Francë, Britania do të pranojë një azilkërkues përmes një rruge të sigurt dhe të ligjshme – për sa kohë që ata nuk kanë tentuar më parë të hyjnë ilegalisht në vend.

Fluturimet e para që do të sjellin azilkërkues nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër të aspektit reciprok të marrëveshjes, priten të realizohen javën e ardhshme. Një burim nga Ministria e Brendshme i tha agjencisë PA se, megjithëse nuk mund të konfirmojnë shifra konkrete, pritet që numrat të jenë “në ose afër barazisë”, në përputhje me natyrën “një për një” të marrëveshjes.

Megjithatë, burime të Ministrisë së Brendshme theksuan faktin se këto janë kthime të detyruara dhe bënë krahasime me marrëveshjen e qeverisë së mëparshme me Ruandën të cilën Partia e Punës e shfuqizoi sipas së cilës, brenda dy viteve, vetëm katër vullnetarë shkuan në vendin e Afrikës Lindore.

mbretërinë e bashkuar

Sondazh

Poll

Bota 20 Shtator 2025, 16:13 E.d

Gjermania i kthen shpinën Vuçiç

  Foto ilustruse Kohët e fundit, në komunitetin politik gjerman ka pasur gjithnjë e më shumë shenja se establishmenti politi...