Bota

Reagon Zelensky ndaj shkeljes së hapsirës ajrore të Estonisë: Veprim i papranueshëm dhe fushatë kundër Evropës, Nato-s dhe Perëndimit

Ai u shpreh se ky është një veprim i papranueshëm dhe e konsideroj si fushatë të vazhdueshme ruse ndaj Evropës, Nato-s dhe Perëndimit.

20 Shtator 2025, 13:54 Nga E.d
Reagon Zelensky ndaj shkeljes së hapsirës ajrore të
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- President i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj ndërhyrjes së avionëve ushtarakë rusë në hapsirën ajrore të Estonisë. Ai u shpreh se ky është një veprim i papranueshëm dhe e konsideroj si fushatë të vazhdueshme ruse ndaj Evropës, Nato-s dhe Perëndimit. 

“Avionët luftarakë rusë kanë shkelur përsëri hapësirën ajrore të NATO-s—këtë herë në Estoni. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi i Rusisë po zgjerohet në vende dhe drejtime të reja. Ata po përdorin të gjitha mjetet, nga ndërhyrja në proceset politike, si në Rumani dhe Moldavi, deri te shkelja e hapësirës ajrore, si në Poloni, Rumani dhe tani në Estoni”, shkroi Zelenskyy në rrjetet sociale.

Tsn ukraine raportoi se Zelenskyy theksoi se këto veprime kërkojnë një përgjigje të menjëhershme dhe se bëri thirrje për veprime të forta dhe të përbashkëta.  Ai tha gjithshtu se një ushtri e fortë ukraniase është e nevojshme për të shtuar humbjet ndaj Rusisë. Në përfundim Presidenti ukrainas falenderoj të gjithë ata që po e ndihmojnë Ukrainën dhe i bëri thirrje Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të G7 të veprojnë.

volodymyr zelensky ukrainë lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll