Bota

Gjashtë vjet pas zjarrit shkatërrues, Franca rihap zyrtarisht kullat e Notre Dame

Katedralja e Notre Dame u hap zyrtarisht në fund të vitit të kaluar, kur liderët botërorë u mblodhën më 7 dhjetor 2024, për ceremoninë e shenjtërimit të katedrales ikonike, pesë vjet pas flakëve që e shkatërruan atë.

20 Shtator 2025, 09:46 Nga I.A
Gjashtë vjet pas zjarrit shkatërrues, Franca rihap zyrtarisht kullat e
Notre Dame

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u ngjit shkallëve të kambanores së Notre-Dame de Paris për të inauguruar zyrtarisht rihapjen e kullave veriore dhe jugore të katedrales ikonike, pothuajse gjashtë vjet pas zjarrit që shkatërroi ndërtesën në vitin 2019.

Kullat e Notre Dame de Paris pritet të hapen zyrtarisht për publikun sot, të shtunën, më 20 shtator. Katedralja e Notre Dame u hap zyrtarisht në fund të vitit të kaluar, kur liderët botërorë u mblodhën më 7 dhjetor 2024, për ceremoninë e shenjtërimit të katedrales ikonike, pesë vjet pas flakëve që e shkatërruan atë.

Në ceremoni morën pjesë 1,500 të ftuar zyrtarë, përfshirë Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, Presidentin e zgjedhur të asaj kohe, Donald Trump, Elon Musk, Princin William, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Katedralja, një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës gotike në zemër të kryeqytetit francez, daton rreth vitit 1260 pas Krishtit dhe ka qëndruar në këmbë për më shumë se 850 vjet, duke mirëpritur më shumë vizitorë sesa Kulla Eiffel ose Luvri.

Përpara zjarrit, Notre Dame de Paris tërhiqte më shumë se 13 milionë turistë nga e gjithë bota çdo vit. Rindërtimi kërkoi 1,200 pemë lisi të prera nga pyjet në të gjithë Francën për të zëvendësuar kornizën prej druri të çatisë, si dhe pjesëmarrjen e 1,000 punëtorëve në vend.

notre dame emmanuel macron

Sondazh

Poll