Bota

Aludimet se Brigitte Macron është burrë/ Presidenti francez dhe gruaja paraqesin në gjykatë prova shkencore për të vërtetuar të kundërtën

Avokati i tyre tha se Presidenti francez dhe Brigitte do të paraqesin dokumentacionin në një padi për shpifje që kanë ngritur kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Owens.

18 Shtator 2025, 15:19 Nga E.d

Aludimet se Brigitte Macron është burrë/ Presidenti francez

FRANCË - Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, do të paraqesin prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se bashkëshortja e tij është grua.

Avokati i tyre tha se Presidenti francez dhe Brigitte do të paraqesin dokumentacionin në një padi për shpifje që kanë ngritur kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Owens, pasi ajo promovoi bindjen e saj se Brigitte Macron ka lindur mashkull.

BBC raporton avokati i Macron, Tom Clare, ka thënë se Brigitte kishte gjetur më parë pretendime jashtëzakonisht shqetësuese të cilat ishin një shpërqendrim për Presidentin francez.

"Nuk dua të sugjeroj që kjo e ka nxjerrë nga loja në një farë mënyre. Por, ashtu si çdokush që po përballet me një karrierë dhe një jetë familjare, kur familja juaj është nën sulm, kjo ju lodh. Dhe ai nuk është imun ndaj kësaj sepse është president i një vendi", tha ai.

Clare shtoi se do të ketë dëshmi ekspertësh që do të dalin, të cilat do të jenë të natyrës shkencore, ndërsa nuk do të zbulonte, në këtë fazë, natyrën e saktë të tyre. Ai tha se çifti ishte i përgatitur të demonstronte plotësisht se akuzat janë të rreme.

Owens e cila është një ish-komentuese për median konservatore amerikane Daily Wire ka promovuar vazhdimisht pikëpamjen e saj se Brigitte Macron është burrë.

Në mars të vitit 2024, ajo pretendoi se do të vinte në rrezik të gjithë reputacionin e saj profesional për këtë akuzë.

Në çështjet amerikane të shpifjes kundër figurave publike, paditësve u kërkohet të provojnë keqdashjen aktual se i pandehuri me vetëdije përhapi informacion të rremë ose veproi me shpërfillje të pamatur të së vërtetës.

francë brigitte macron akuza

Sondazh

Poll