Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës
Sulmi RUSI- Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e naftës dhe petrokimikateve, Gazprom Neftekhim Salavat &ndas...
Sindikatat bëjnë thirrje që të anullohen planet fiskale të qeversisë së mëparshme në mënyrë që të ketë më shumë shpenzime për shërbimet publike dhe më shumë taksa për shtesën e pasur.

PARIS - Protesta masive pritet që të përfshijnë Francën. Reuters shkruan se rreth 800,000 njerëz priten të marrin pjesë në protestën dhe grevat në Francë kundër shkurtimeve të afërta të buxhetit. Sindikatat bëjnë thirrje që të anullohen planet fiskale të qeversisë së mëparshme në mënyrë që të ketë më shumë shpenzime për shërbimet publike dhe më shumë taksa për shtesën e pasur.
Gjithashtu ata kërkojnë që të ulet mosha e pencionit pasi kjo i detyron të punojnë më shumë për të arritur këtë status. Në Paris, shumë linja metroje u parashikua të pezulloheshin, ndërsa qindra nxënësit u mblodhën për të bllokuar hyrjet e disa shkollave.
"Bllokoni shkollën tuaj të mesme kundër masave shtrënguese", shkruhej në një pankartë të ngritur nga një nxënës përpara shkollës së mesme Lycee Maurice Ravel në kryeqytetin francez.
"Jam këtu për të mbrojtur shërbimet publike", tha mësuesi 33-vjeçar Gaetan Legay në të njëjtin tubim.
Makron dhe kryeministri i tij i sapoemëruar Sebastien Lecornu janë nën presion nga parlamenti për shkurtimet e mundshme të buxhetit dhe nga investitorët e shqetësuar për deficitin në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës. Punëtorët janë gjithashtu të zemëruar nga planet fiskale.
"Punëtorët që ne përfaqësojmë janë të zemëruar", thanë sindikatat kryesore të vendit në një deklaratë të përbashkët.
Edhe sindikata e fermerëve, kanë bërë gjithashtu thirrje për mobilizim. Deficiti buxhetor i Francës vitin e kaluar ishte pothuajse dyfishi i tavanit prej 3% të BE-së, por pavarësisht se ai dëshiron ta ulë atë, Lecornu - i varur nga partitë e tjera për të çuar përpara legjislacionin do të përballet me një betejë për të mbledhur mbështetjen parlamentare për një buxhet për vitin 2026. Ndërsa rreth 80,000 policë dhe xhandarë do të vendosen gjatë gjithë ditës. Njësitë e trazirave, dronë dhe automjete të blinduara do të jenë në dispozicion.
Sulmi RUSI- Dy dronë ukrainas kanë sulmuar kompleksin për përpunimin e naftës dhe petrokimikateve, Gazprom Neftekhim Salavat &ndas...
KINË- Kina ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes në çështjet e saj dhe kundër konflikteve të mëtejme, teksa t...
Donald Trump ANGLI- Pas një mikpritjeje mbretërore gjatë vizitës së dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashk...
foto ilustruese BEOGRAD- Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë. Ky është thelbi i mesazhit të...
Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha të mërkurën se kritikat ndaj Izraelit po përdoren gjithnjë e m&eu...
Sushila Karki NEPAL- Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është emëruar kryeministrja e re e p&e...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Ukraina pret kah muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond p&e...
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Rexhep Tajip Erdogan iu përgjigj Benjamin Netanyahut dhe deklaratave të tij mbi Jerusalemi...
Barack Obama SHBA- Ish-Presidenti Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë politike si kurrë...
Donald Trump ANGLI- Familja mbretërore britanike dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shkëmbejnë dhurat...