Bota

Vrau Charlie Kirk, Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për autorin 22-vjeçar

Ai akuzohet se ka qëlluar me pushkë nga një çati drejt Kirkut të mërkurën e kaluar në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, rreth 65 km në jug të Salt Lake City. Mbi 22–vjeçarin rëndojnë shtatë akuza penale, të cilat përfshihen vrasje, pengim të drejtësisë për asgjësimin e provave dhe manipulim të dëshmitarëve për shkak se i kërkoi shokut të tij të dhomës të fshinte mesazhet inkriminuese.

17 Shtator 2025, 12:07 Nga E.d
Vrau Charlie Kirk, Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje
Foto nga seanca

SHBA- Prokurorët, të cilët po merren me çëshjen e vrasjes së aktivistit Charlie Kirk do të kërkojnë dënimin me vdekje për vrasësin e akuzuar. Reuters shkruan se ky vendim ka ardhur, pasi Prokurorët zbuluan detaje të reja, të cilat përfshinin mesazhe ku ai pretendohej se kishte rrëfyer vrasjen.

"Më mjaftoi urrejtja e tij", i tha Tyler Robinson, shokut të tij të dhomës dhe partneres kur u pyet pse e kishte kryer vrasjen.

Ai akuzohet se ka qëlluar me pushkë nga një çati drejt Kirkut të mërkurën e kaluar në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, rreth 65 km në jug të Salt Lake City. Mbi 22–vjeçarin rëndojnë shtatë akuza penale, të cilat përfshihen vrasje, pengim të drejtësisë për asgjësimin e provave dhe manipulim të dëshmitarëve për shkak se i kërkoi shokut të tij të dhomës të fshinte mesazhet inkriminuese.

Gjatë një konference për shtyp, Prokurori Gray deklaroi se kishte marrë vendimin për të kërkuar dënimin me vdekje bazuar në provat dhe natyrën e krimi. Robinson u paraqit për herë të parë në gjykatë të martën pasdite nëpërmjet një transmetimi video nga burgu. Ai nuk deklaroi asgjë, por dukej se dëgjonte me vëmendje ndërsa gjykatësi lexonte akuzat dhe e informonte se mund të përballej me dënimin me vdekje.

I pandehuri foli vetëm një herë, kur iu kërkua të thoshte emrin e tij. Duke e parë Robinsonin të paaftë për të përballuar një këshilltar ligjor, gjykatësi i Qarkut të Katërt të Utah-s, Tony Graf, tha se do të caktonte një avokat mbrojtës para seancës së ardhshme gjyqësore, të caktuar për 29 shtator.

Ndërkohë, ai u urdhërua të mbetej i mbajtur pa garanci në Burgun e Qarkut të Uashingtonit, me njëprotokoll të veçantë mbikëqyrjeje. Vrasja e Kirk, e cila ishte kapur në videoklipe grafike u bë virale në internet. Kjo shkaktoi denoncime të dhunës politike, një valë fajësimesh partiake dhe shqetësime se vrasja mund të shkaktojë më shumë gjakderdhje./Dosja.al

charlie kirk tyler robinson

Sondazh

Poll