Bota

Gjyqi në Hagë/ Rubin: UÇK nuk kishte organizim ushtarak

Sipas tij UÇK-ja kishte më shumë klane dhe grupe sesa një strukturë të vërtetë siç duhet ta ketë një ushtri.

17 Shtator 2025, 11:41 Nga E.d
Gjyqi  në Hagë/ Rubin: UÇK nuk kishte organizim ushtarak
James Rubin

HAGË- Diplomati dhe eksperti i njohur amerikan James Rubin deklaroi se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte strukturë të paorganizuar ndryshe nga si e kanë ushtritë e tjera. Sipas tij UÇK-ja kishte më shumë klane dhe grupe sesa një strukturë të vërtetë siç duhet ta ketë një ushtri.

Me sa pashë unë nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se nuk ka pasur organizim nga pikëpamja ushtarake”, u shpreh gjatë dëshmisë James Rubin.

Gjithashtu ai mohoi të kishte dijeni se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte polici sekrete. Rubin deklaroi se ata kishin vetëm disa uniforma dhe se ata nuk i konsideronin si shtab i përgjithshëm apo komandantë. Ndërsa për sa i përket komunikatave në lidhje me UÇK-n diplomati amerikan u shpreh se kishte lexuar shumë prej tyre ,megjithatë deklaroi se sipas tij këto ishin bërë me qëllim që UÇK-ja të dukej më e rëndësishme sesa ishte.

“Për mua ishin thjesht manipulime”, deklaroi Rubin.

james rubin kosova ne hage

Sondazh

Poll