17 Shtator 2025, 09:29
Nga I.A
Melania dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar të martën për vizitën e dytë shtetërore.
“Shumë gjëra këtu ma ngrohin zemrën”, tha republikani për gazetarët pasi arriti në Britani së bashku me Zonjën e Parë, Melanie Trump. “Ky është një vend shumë special”.
Mbreti Charles III do ta presë Trumpin në Kështjellën Uindsor për një banket luksoz të mërkurën, para se Trump të takohet me kryeministrin Keir Starmer.
Garda e nderit e priti familjen Trump sapo ata ateruan me avionin presidencial në Stansted, afër Londrës.
Më pas, Trump shprehu admirimin e tij për monarkun britanik.
“Ai është miku im që një kohë të gjatë dhe të gjithë e respektojnë dhe e duan”, tha Trump pasi arriti në rezidencën e ambasadorit amerikan në Londër të martën.
“Nesër do të jetë një ditë shumë e madhe”, theksoi ai.
Trump është presidenti i parë amerikan që është ftuar për vizitën e dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë mandatit të parë presidencial, ai ishte mirëpritur nga Mbretëresha tashmë e ndjerë Elizabeth më 2019 – teksa Britania po tenton të mbajë gjallë atë që e quan si raport të posaçëm me SHBA-në.
E gjithë vizita e Trumpit do të mbahet prapa dyerve të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie.
Një protestë kundër Trumpit është thirrur në Londër të mërkurën, teksa protestuesit shfaqën imazhet e Trumpit dhe të dënuarit për dhunë seksuale, Jeffre Epstein në afërsi të Kështjellës Uindsor mbrëmjen e së martës.
Administrata Trump po përballet me thirrjet që të publikojë dosjen për çështjen Epstein.
Ndërkaq, kryeministri britanik Starmer në prag të vizitës ka shkarkuar ambasadorin në Uashington, Peter Mandelson, për shkak të emaileve që ai kishte shkëmbyer me Epstein.
Megjithatë, Qeveria e Starmerit dëshiron që ta shfrytëzojë këtë vizitë për të thelluar bashkëpunimin me Trumpin.
Në Uindsor, Trump do të pritet me ceremoni zyrtare, teksa avionët britanikë dhe amerikanë do të fluturojnë mbi kështjellë.
Ndërkaq, çështjet politike pritet të jenë në fokus gjatë takimit të Starmerit dhe Trumpit, përfshirë çështjet tregtare dhe lufta në Ukrainë dhe Gazë.
Kjo vizitë është planifikuar që të përkojë me njoftimet për disa investime në Britani. Në këtë drejtim, kompania Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 30 miliardë dollarë gjatë katër vjetëve.
Zyra e Starmerit tha se vizita e Trumpit do ta çojë “miqësinë e pathyeshme” mes dy shteteve “në lartësi më të mëdha”./REL
donald trump
Bota
16 Shtator 2025, 22:55
E. D
Donald Trump
LONDËR- Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, n&e...
Bota
16 Shtator 2025, 16:50
E. D
Foto Ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve evropiane ta nisin krijimin e një “ombrelle ...
Bota
16 Shtator 2025, 16:23
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të martën q...
Bota
16 Shtator 2025, 15:31
E. D
Foto Ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite e ka nisur të martën ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës, duke u futur dalë...
Bota
16 Shtator 2025, 14:22
I.A
SHBA- Hetuesit e Kombeve të Bashkuara akuzuan më 16 shtator Izraelin se ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës me qëllim të “...
Bota
16 Shtator 2025, 11:32
I.A
Sushila Karki
NEPAL- Ndërsa Nepali u përfshi nga flakët të enjten pas dy ditësh trazirash vdekjeprurëse që rrëzuan ...
Bota
16 Shtator 2025, 11:14
I.A
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur gazetën e përditshme The New York Times, katër pr...
Bota
16 Shtator 2025, 09:31
I.A
Jellena Gjukanoviç
KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi sot gjykimi i serbes Jellena Gjukanoviç, e akuzua...
Bota
16 Shtator 2025, 08:25
I.A
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se vendet e NATO-s duhet ta ndalin blerjen e naftë ...
Bota
15 Shtator 2025, 23:10
SHBA- Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë goditur një anije të një karteli venezuelian të trafikut të dr...