Sport

Max Allegri e bëri përsëri: hoqi xhaketën në shenjë proteste dhe u përjashtua…

Finalja e nxehtë e ndeshjes Milan - Bologna bëri që trajneri Massimiliano Allegri i kuqezinjve të merrte karton të kuq

15 Shtator 2025, 08:30 Nga DOSJA

Max Allegri e bëri përsëri: hoqi xhaketën në

ITALI - Massimiliano Allegri u përjashtua pa xhaketë në ndeshjen Milan-Bologna. Një klasike nga repertorin e trajnerit toskan shënoi fundin e ndeshjes midis kuqezinjve dhe kuqebluve.

Allegri humbi durimin në fund të ndeshjes, pasi Milanit iu nuk iu dha një penallti për një faull ndaj Nkunku në zonën e penalltisë të Bolonjës. Gjyqtari Marcenaro dha penallti, por u anulua nga VAR.

Marcenaro shqyrtoi pamjet televizive dhe vendos ta anulojë penalltinë. Vendimi e zemëroi Allegrin, i cili heq xhaketën dhe e hedh tutje, duke protestuar me forcë ndaj vendimit të dytë të gjyqtarit.

Marcenaro nuk u emocionua, por e ndëshkoi trajnerin e Milanit, duke i treguar karton të kuq dhe duke e përjashtuar nga fusha e lojës.

Max Allegri e bëri përsëri: hoqi xhaketën në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll