Sport

Elbasani i shkakton humbjen e parë Dinamos së Dajës! - VIDEO

Ndërkohë Teuta dhe Vora përfunduan barazim 1-1. Takimi u zhvillua me ritëm të mirë, ku Fadairo pati një rast të shkëlqyer në minutën e 17’, por nuk arriti të mposhtte portierin Ruçi të Vorës.

14 Shtator 2025, 22:59 Nga DOSJA

Elbasani i shkakton humbjen e parë Dinamos së Dajës! - VIDEO

ELBASAN - Në një atmosferë elektrizuese në “Elbasan Arena”, Elbasani siguroi fitoren e parë ndaj Dinamos, duke i shkaktuar kështu humbjen e parë në këtë sezon ekipit të Ilir Dajës. Pas një starti disi të qetë, ndeshja u tensionua në minutën e 25’, kur një kundërsulm i shpejtë i Diallos u ndal nga Aliji, që rrëzoi sulmuesin vendas. Kryesori akordoi penallti, por pas verifikimit të pamjeve në monitor nga Grimçi, penalltia u anulua, ndërsa kartoni i verdhë i Alijit u ndryshua në të kuq për faull si lojtar i fundit.

Në minutën e 38’, Diallo rrezikon portën e Dinamos me një gjuajtje që devijohet nga Teqja, ndërsa në minutën e 49’ Tsague provon golin, por portieri i Dinamos sërish shpëton skuadrën e tij. Goli vendimtar erdhi në minutën e 51’, kur pas një rivënieje anësore, Loukili pasoi te Bunjaku, i cili nuk gaboi dhe vulosi rezultatin 1-0 për Elbasanin.


Në pjesën e dytë, trajnerët bënë zëvendësime të shumta, por rezultati nuk ndryshoi më. Ky triumf e ngjit Elbasanin në vendin e parë me shtatë pikë, ndërsa Dinamo mbetet me vetëm tri pikë, por me një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar. 

Ndërkohë Teuta dhe Vora përfunduan barazim 1-1. Takimi u zhvillua me ritëm të mirë, ku Fadairo pati një rast të shkëlqyer në minutën e 17’, por nuk arriti të mposhtte portierin Ruçi të Vorës. Golin e parë e shënoi Teuta në minutën e 32-të. Pas një harkimi nga Vidal, Zhongo gjuan me kokë, por Shehi në tentativë për ta larguar topin realizon autogol.


Vora reagoi në pjesën e dytë dhe në minutën e 76-të barazoi me një gol të kapitenit Xhuljo Tabaku. Ai shënoi me kokë pas një harkimi, duke përfituar nga lënia i lirë brenda zonës dhe duke rikthyer baraspeshën në ndeshje.


Në minutën e 79-të, Vrapi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë miqtë ia dolën të mbroheshin mirë, duke shmangur pësimin e një goli të dytë, që do t’i linte pa pikë. Barazimi tregon se debutuesit e dy skuadrave nuk janë për shëtitje në Superioren dhe se do të jenë aktorë të rëndësishëm në vazhdim të kampionatit.

Elbasani i shkakton humbjen e parë Dinamos së Dajës! - VIDEO

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll