Mesfushori kuqezi i Lecces, Ramadani analizon humbjen me Atalantën!
ITALI - Ylber Ramadani, mesfushor i Lecce-s, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Atalantës. Ja çfar&eu...
Oblique Seville realizoi ëndrrën e tij duke u shpallur kampion bote në garën e 100 metrave në Tokio, me një kohë fantastike prej 9.77 sekondash.
JAPONI - Oblique Seville realizoi ëndrrën e tij duke u shpallur kampion bote në garën e 100 metrave në Tokio, me një kohë fantastike prej 9.77 sekondash. 24-vjeçari xhamajkan, i cili si fëmijë i kishte thënë nënës së tij se donte të stërvitej nga trajneri i Usain Bolt, Glen Mills, arriti suksesin më të madh të karrierës pikërisht nën sytë e legjendës Bolt, i cili e ndoqi nga tribuna dhe festoi si tifoz i zjarrtë.
Në një mbrëmje dramatike, Seville arriti të parakalonte në metrat e fundit bashkëkombësin Kishane Thompson, që e nisi garën furishëm dhe përfundoi i dyti me 9.82 sekonda. Kampioni olimpik dhe botëror, Noah Lyles, u desh të kënaqej me vendin e tretë dhe medaljen e bronztë me kohën 9.89 sekonda.
Ky triumf kishte shije të veçantë për Seville, i cili në dy kampionatet e mëparshme botërore kishte mbetur i katërti, duke humbur medaljen e bronztë për pak qindtat. Pas zhgënjimit të madh në Lojërat Olimpike të vitit të kaluar, kur doli i fundit në finale pas një gjysmëfinaleje brilante, Seville u rikthye fuqishëm, duke provuar se është gati të udhëheqë brezin e ri të sprintit xhamajkan. Një mbrëmje historike për atletikën xhamajkane: ‘dopietë’ ari dhe argjendi në garën më prestigjioze të botës.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Ylber Ramadani, mesfushor i Lecce-s, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Atalantës. Ja çfar&eu...
ITALI - Atalanta ka regjistruar fitoren e parë në Serie A 2025/26 nën drejtimin e Ivan Jurić, duke mundur 4-1 Lecce-n para tifozëve të ...
ANGLI - Minutat e fundit rezultuan vendimtare për Liverpoolin, i cili, pas fitores së tij të thellë ndaj Newcastle në minutë...
SERBI - Kaosit politik në Serbi me sa duket i shtohet si qershia mbi tortë ndeshja kundër Shqipërisë e vlefshme për Eliminatoret e...
ITALI - Fitorja e njëmbëdhjetë e sezonit e Marc Marquez u sigurua në Misano, duke përfituar nga vrapimi i Marco Bezzec...
SPANJE - Atmosfera në Anoeta ishte tashmë elektrike, por shpërtheu në minutën e 32-të. Mbrojtësi i Real Madridit, H...
FRANCE - Në orët e fundit, Carlo Ancelotti foli për France Football. Një mundësi për të që të kujtonte pë...
ARABIA SAUDITE - Skuadra saudite e Ligës Profesionale, Al-Ahli, do të fillojë mbrojtjen e titullit të saj në Ligën e Kampionë...
SPANJE - Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, flet hapur në një intervistë me podkastin "Resonancia de Corazón": ai diskuton pa...
Martin Ödegaard u zëvendësua në minutën e 18-të kundër Nottingham Forest ANGLI - Kapiteni norvegjez i Arsenalit, Martin ...