Politike

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë në mbështetje të udhëheqësve të UÇK-së: Gjyqi nuk është serioz

Bosch u shpreh se gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është serioz duke kërkuar lirimin e tyre.

14 Shtator 2025, 14:45 Nga I.A
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë në mbështetje
Robert Bosch

HAGË- Ish-ambasadori holandez në Kosovë Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Bosch kujtoi kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale. 

Bosch u shpreh se gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është serioz duke kërkuar lirimin e tyre.

“Ne kemi patur kërkesë dhe presion nga qeveritë tona për krijimin e kësaj gjykate. Ishte e çuditshme mos të kishte serbë përpara kësaj gjykate. E kam takuar Hashim Thaçin. I thashë ‘ti do të lirohesh për mungesë provash'. Gjyqi është joserioz. Gjykatësit ndihen komod këtu në Hagë me një jetë shumë të mire, të marrin paga të mira dhe procesi të tejzgjatet. Është e pamendueshme të arrish në konkluzionin se UÇK ishte një organizatë kriminale“, tha ai.

robert bosch

Sondazh

Poll