Sport

Taremi bën debutim ëndrrash me Olympiacos: dy gola në 20 minuta dhe fiton një penallti!

Sfida e Pireut, e cila kishte qenë e barabartë për më shumë se gjysmën e ndeshjes, mori jetë në pjesën e dytë, falë një breshërie golash dhe futjes në fushë të Mehdi Taremit…

14 Shtator 2025, 09:27 Nga DOSJA
Taremi bën debutim ëndrrash me Olympiacos: dy gola në 20 minuta

GREQI - Mehdi Taremi bëri një debutim ëndrrash dhe Olympiacos shijoi një mbrëmje festive, duke mposhtur Panserraikos 5-0 dhe konsoliduar vendin e parë në ligën greke.

Sfida e Pireut, e cila kishte qenë e barabartë për më shumë se gjysmën e ndeshjes, mori jetë në pjesën e dytë, falë një breshërie golash dhe futjes në fushë të Mehdi Taremi (i cili u prit me duartrokitje në këmbë nga turma).

Sulmuesi iranian i ardhur te Olympiacos nga Interi, pasi fitoi një penallti, shënoi dy gola personalë njëzet minuta, duke i çuar tifozët e tij të rinj në një tërbim. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll