Bota

Kaos nga tubimi i ekstremit të djathtë në Londër/ Qytetarët përleshje të dhunshme me policinë, disa të arrestuar (PAMJET)

Policia Metropolitane më vonë tha se oficerët ishin përballur me dhunë, me predha të hedhura drejt tyre.

13 Shtator 2025, 22:40 Nga E. D
Kaos nga tubimi i ekstremit të djathtë në Londër/
pamje nga protestat

LONDËR- Më shumë se 100,000 njerëz i janë bashkuar një marshimi në Londrën qendrore të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, ndërsa po zhvillohet edhe një kundërprotestë nga aktivistët kundër racizmit. Tubimi "Bashkoni Mbretërinë" u mblodh në Waterloo përpara se të nisej për në Whitehall ku dëgjuan fjalime, përfshirë edhe nga miliarderi i teknologjisë Elon Musk.

Ndërsa gjysma e parë e ditës ishte kryesisht paqësore, por policia Metropolitane më vonë tha se oficerët ishin përballur me dhunë, me predha të hedhura drejt tyre. Gjithashtu raportohe se nëntë persona janë arrestuar.


Ndërkohë, rreth 5,000 njerëz iu bashkuan kundërprotestës aty pranë të organizuar nga “Stand Up To Racism” (SUTR). Shkalla e protestës i tejkaloi shumë vlerësimet e policisë, duke rezultuar në përleshje të tensionuara dhe të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.

 

Turmave iu drejtua Elon Musk, i cili u lidh nëpërmjet një lidhjeje video dhe foli për “erozionin në rritje të shpejtë të Britanisë”, përpara se të bënte thirrje për shpërbërjen e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar.

Politikani francez i ekstremit të djathtë Éric Zemmour u ftua gjithashtu të fliste. Ai u tha protestuesve se ata ishin subjekt i “zëvendësimit të madh të popullit tonë evropian nga popuj që vijnë nga jugu dhe nga kultura myslimane”, duke shtuar se “ju dhe ne po kolonizohemi nga ish-kolonitë tona”.

 

lomder

Sondazh

Poll