Politike

Peleshi u zgjodh si Kryetar Kuvendi, tre deputetë votuan kundër

Mësohet se deputetët që kanë votuar kundër janë Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, Ana Dajko nga Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu nga Partia Demokratike.

12 Shtator 2025, 19:11 Nga E. D
Peleshi u zgjodh si Kryetar Kuvendi, tre deputetë votuan kundër
Kuvendi

TIRANË- Niko Peleshi u zgjodh Kryetari i ri të Kuvendit, me 84 vota pro nga 87 deputetë pjesëmarrës. Nga votmi tre vota dolën kundër emërimit të Peleshit. Mësohet se deputetët që kanë votuar kundër janë Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë, Ana Dajko nga Shqipëria Bëhet dhe Tritan Shehu nga Partia Demokratike.

Nga ana tjetër dy deputetët e “Mundësia” Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk kanë marrë pjesë në votim. Gjatë votimit opozita bojkotoi procedurën, duke mos përdorur fletët e votimit dhe duke futur pankarta ironizuese. 

niko peleshi

Sondazh

Poll