Politike

U zgjodh në krye të Kuvendit, Peleshi: Objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të udhëheqë diplomacinë parlamentare

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se është momenti që të vendosen standardet e reja europiane. Ndërkohë që ka shtuar se gjuha e urrejtjes duhet të marrë fund dhe se ky duhet të jetë Kuvendi europian.

12 Shtator 2025, 18:33 Nga I.A
U zgjodh në krye të Kuvendit, Peleshi: Objektivi për
Kuvendi

TIRANË- Kryetari i zgjedhur i Kuvendit Niko Peleshi ka deklaruar se tashmë është radha e tyre që të jenë në familjen evropiane. Gjatë fjalës së tij të parë si kryetar i Kuvendit, Peleshi theksoi se objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të udhëheqë diplomacinë parlamentare.  

Në fjalën e tij, Peleshi theksoi se është momenti që të vendosen standardet e reja europiane. Ndërkohë që ka shtuar se gjuha e urrejtjes duhet të marrë fund dhe se ky duhet të jetë Kuvendi europian.

"Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit është nder dhe përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij vendi, në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve. Për të shërbyer në këtë moment historik, angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë. Falenderoj Spiropalin për punën e saj gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Falënderoj të gjithë deputetët pavarësisht votës pro apo kundër. Do të bëj gjithçka mundem për të garantuar punën e drejtë në Kuvend.

Sot është radha jonë të hapim dyert e Shqipërisë në familjen europiane, do të ecim me transparencë, gjithëpërfshirje në çdo hap. Shqipëria është një nga popujt më proeuropian në Evropë. Ky nuk është thjesht një betim, por një angazhim që kërkon punë të pandërprerë drejt rrugëtimit europian që është më afër se kurrë në këtë histori. Në këtë rrugëtim, Kuvendi është një institucion shumë i rëndësishëm," tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll