12 Shtator 2025, 16:33
Nga E. D
foto ilustruese
BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Again”, ku në pranga u vunë tre persona për shkak të importit të 8 tonëve domate me pesticide në Kroaci.
Bëhet me dije se gjyqtarja Ardiola Çela pas seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme vendosi “Arrest në burg” për Mariglen Qorrin, 40 vjeç, pronar i kompanisë së eksportit të perimeve. Ndërsa për Griselda Doksanin, 25 vjeçe dhe Ronaldo Lika, 27 vjeç, të dy punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat është vendosur “Arrest në shtëpi”.
Sipas Prokurorisë së Beratit, Mariglen Qorri akuzohet për “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se inspektorët e AKU Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të gjendur në magazinën e subjektit duke plotësuar praktiken sikur në magazinë nuk kishte asnjë sasi domate.
Ata dyshohen se nuk kanë bërë bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt. Këta inspekto dyshohen se kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi Mariglen Qorri, të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmueshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar kështu faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.
Gjithashtu në kuadër të operacionit u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.
berat
Aktualitet
12 Shtator 2025, 15:57
I.A
Nuredin Dumani
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Du...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:53
I.A
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë njoftuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krim...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:37
I.A
KOSOVË- Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fo...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 12:53
I.A
Tiktok
ZVICËR- Gazeta zviceriane Neue Zuercher Zeitung i ka kushtuar një artikull ndalimit të TikTok në Shqipëri. Teksa kan&e...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 12:35
I.A
Ragip Gila
TIRANË- Policia e Shkodrës po rindërton skemën e masakrës së Shkodrës që mori 2 jetë dhe plago...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 09:32
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në një familje në krujë. Bëhet me di...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 09:09
E. D
prokurorria e fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy person për tentativë vrasje pas një konflikti banal,...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 08:10
I.A
Investimet e reja të biznesit në prona janë në rritje të ndjeshme edhe për këtë vit. Mbështetur në të d...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 07:58
I.A
Liqeni i Tiranes
Ujërat e Liqenit Artificial të Tiranës, që është pjesë e mushkërisë së vetme të gje...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 07:31
I.A
Moti
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si...