12 Shtator 2025, 19:48
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në vitin e largët 2001, Shqipëria kishte një popullsi rezidente prej mbi 3 milionë banorësh dhe një sektor publik, të konsideruar gjerësisht në atë kohë si të fryrë dhe me nevojën për t’u tkurrur, prej 186 mijë vetësh.
Në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 185,734, me një rritje vjetore prej 2400 vetësh, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga viti 2002. Ndërsa nëse merret parasysh se numri i popullsisë banuese këtë vit ka rënë në 2.36 milionë, të punësuarit në shtet në raport me popullsinë ka gjasa është sot më i lartë nga sa ka qenë ndonjëherë që nga rënia e komunizmit.
Të 186 mijë të punësuarit në vitin 2002 përballë popullsisë prej saktësisht 3.069 milionë banorësh, përbënin 1 të punësuar në shtet për çdo 16 banorë, ndërsa në nivelin e sotëm kemi 1 të punësuar në shtet në çdo 12 banorë.
Shtimi i të punësuarve në sektorin publik ka ngritur shqetësime të mëdha për gjendjen e demokracisë në vend, për shkak se gjerësisht pranohet se këto punësime bëhen në shkëmbim të votave të të punësuarve dhe të familjarëve të tyre.
Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë të ditur në raportin e vet paraprak për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri se punonjësit e sektorit publik u vunë në këto zgjedhje nën presion dhe se aludimet dhe raportimet për presione ndaj sektorit publik ishin “të gjithëpërhapura”.
Shtimi i të punësuarve në shtet duket se është reflektuar edhe në nivelin e shpenzimeve publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, fatura e pagave të sektorit publik u rrit me 20% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në një kohë kur të ardhurat buxhetore u rritën me vetëm 6.7%/BIRN
të punësuarit në shtet
Aktualitet
12 Shtator 2025, 18:49
I.A
Fitim Dumani
SHBA- "SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". ...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 16:33
E. D
foto ilustruese
BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë e Jurisdiksionit të Përgjithshëm në Berat ka cakt...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 15:57
I.A
Nuredin Dumani
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të penduarit të Drejtësisë Nuredin Du...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:53
I.A
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë njoftuan se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krim...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 14:37
I.A
KOSOVË- Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fo...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 12:53
I.A
Tiktok
ZVICËR- Gazeta zviceriane Neue Zuercher Zeitung i ka kushtuar një artikull ndalimit të TikTok në Shqipëri. Teksa kan&e...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 12:35
I.A
Ragip Gila
TIRANË- Policia e Shkodrës po rindërton skemën e masakrës së Shkodrës që mori 2 jetë dhe plago...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 09:32
E. D
foto ilustruese
KRUJË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në një familje në krujë. Bëhet me di...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 09:09
E. D
prokurorria e fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy person për tentativë vrasje pas një konflikti banal,...
Aktualitet
12 Shtator 2025, 08:10
I.A
Investimet e reja të biznesit në prona janë në rritje të ndjeshme edhe për këtë vit. Mbështetur në të d...