Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale/ Ushtruan dhunë fizike ndaj familjarëve, arrestohen babë e bir në Krujë

Bëhet me dije se një 44-vjeçar ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë. Si pasojë 44-vjeçari është vënë në pranga. 

12 Shtator 2025, 09:32 Nga E. D
Parandalohet ngjarja kriminale/ Ushtruan dhunë fizike ndaj
foto ilustruese

KRUJË- Një ngjarje kriminale është parandaluar në një familje në krujë. Bëhet me dije se një 44-vjeçar ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë. Si pasojë 44-vjeçari është vënë në pranga. Gjithashtu në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.  Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje. Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari.

Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

kruje

Sondazh

Poll