"Anëtarësimi në BE, mision historik"/ Vasil Llajo hap seanën plenare: Të marrim vendime për qytetarët
Vasil Llajo TIRANË- Deputeti më i vjetër nga Partia Socialiste Vasil Llajo ka çelur seancen plenare ditën e sotme. Gjatë fj...
Kryedemokrati theksoi se opozita mbetet e përqendruar në betejën për rikthimin e votës së lirë dhe të drejtën e fjalës së lirë të shqiptarëve, duke paralajmëruar se manipulimet mediatike dhe çdo përpjekje për të mbuluar korrupsionin dhe krimin brenda institucioneve nuk do të ndryshojnë fokusin e saj.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur para Kuvendit deklaroi se veprimet e kryeministrit Edi Rama, përfshirë nxjerrjen nga burgu e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë pjesë e një manovre për të shpërqendruar opinionin publik nga situata e krijuar në parlament. Kryedemokrati theksoi se opozita mbetet e përqendruar në betejën për rikthimin e votës së lirë dhe të drejtën e fjalës së lirë të shqiptarëve, duke paralajmëruar se manipulimet mediatike dhe çdo përpjekje për të mbuluar korrupsionin dhe krimin brenda institucioneve nuk do të ndryshojnë fokusin e saj.
"Tani të gjitha vendimet do të bëhen të ditura, por e kam thënë dhe e them se, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka kurrë të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë por nuk mund të them asgjë se cili do jetë qëndrimi. Zgjedhjet mund t’i bojkotojmë, mund t’i bojkotonim zgjedhjet e përgjithshme, nuk kishim asnjë kusht, por në përpjekjen e betejës bojkoti, është edhe ajo një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë...Shikoni çfarë ndodh.
Edi Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në parlamentin e karteleve të drogës, në parlamentin e krimit dhe korrupsionit, nxorri përsëri nga qelia Erion Veliajn dhe do të tërheqë mediat me problemin e bashkisë së Tiranës dhe Veliajt dhe përmallimin e madh të Ogertës. A e patë ju se si u shkri në dënesë Ogerta kur mori vesh lajmin se do të kandidohet. Mos u udhëhiqni nga gjëra të tilla se janë krejtësisht, janë shashka mediatike. Janë shashka për mediat dhe opozitën, ndaj ne do të mbajmë drejtimin tonë kryesor, betejën për rikthimin e votës së lirë, fjalës së lirë të shqiptarëve," tha Berisha.
Vasil Llajo TIRANË- Deputeti më i vjetër nga Partia Socialiste Vasil Llajo ka çelur seancen plenare ditën e sotme. Gjatë fj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se Parlamenti aktual është jolegjitim dhe e përshkroi si pa...
TIRANË- Nisja e seancës plenare ditën e sotme ka bërë bashkë dhe krerët e komuniteteve fetare në vend. Siç shih...
Vasil Lajo TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme nga deputeti më i vjetër në Kuvend Vasil Lajo. Legji...
Bardh Spahia TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia ka marrë pjesë sot me paterica në Kuvend. Teksa është pyetur nga gazetar&...
Bardhi dhe Noka TIRANË- Deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë mbërritur së bashku në Kuvend dit&...
Ulsi Manja TIRANË- Ish-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët për moszgjedhjen nga ana e Ram&e...
Sara Mile TIRANË- Deputetja më e re nga radhët e socialistëve Sara Mile, ka ardhur sot në Kuvend duke ironizuar Opozitën...
Nancy VanHorn TIRANË- Pas pak minutash nis pas pak seanca plenare në Kuvend, ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Të prani...