Politike

"Anëtarësimi në BE, mision historik"/ Vasil Llajo hap seanën plenare: Të marrim vendime për qytetarët

Në fund të fjalës së tij, Llajo shtoi se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.

12 Shtator 2025, 10:13 Nga I.A
"Anëtarësimi në BE, mision historik"/ Vasil Llajo hap
Vasil Llajo

TIRANË- Deputeti më i vjetër nga Partia Socialiste Vasil Llajo ka çelur seancen plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij Llajo deklaroi se çdo ligj dhe reformë që do të ndërmerret, duhet të ketë në qendër qytetarin. Në fund të fjalës së tij, Llajo shtoi se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ne kemi nevojë për entuziaimin e brezave të ri, kështu mund të marrim vendime të rëndësishme dhe të mençura. Çdo ligj, çdo reformë duhet të ketë në qendër qytetarin. Më shumë se gjysma e deputetëve janë ulur për herë të parë nga qytetarët. Ata duan më shumë nga ne. Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Duhet të ndërtohet një kulturë e re, për bashkëpunimin për ineteresat e vendit, Duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë. Shqipëria është sot më pranë se kurrë anëtarësimit në BE. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtar, që do na gjykojnë brezat që do të vijnë. Ky është Kuvendi që meriton shoqëria jonë”, theksoi ai.

vasil llajo

Sondazh

Poll