Politike

U akuzua nga Opozita për lidhje me bandat e Elbasanit, Sara Mile tregon aksesorin që ka marrë: Simbolizon baltën e hedhur mbi mua

Për shkak të akuzave të shumta nga PD-ja se ka lidhje me bandat e Elbasanit, Mile ka marrë një aksesor me vete.

12 Shtator 2025, 09:58 Nga I.A
U akuzua nga Opozita për lidhje me bandat e Elbasanit, Sara Mile tregon
Sara Mile

TIRANË- Deputetja më e re nga radhët e socialistëve Sara Mile, ka ardhur sot në Kuvend duke ironizuar Opozitën. Për shkak të akuzave të shumta nga PD-ja se ka lidhje me bandat e Elbasanit, Mile ka marrë një aksesor me vete. Me një shall të personalizuar në qafë, Mile deklaroi se ai simbolizon baltën e hedhur mbi të. 

"Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge. Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna. Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.

sara mile seance plenare 12 shtator 2025

Sondazh

Poll