Sport

Presidenti Čeferin, presidenti Duka & anëtarët e KE-së së UEFA-s, vizitë në Kryeministri, ku u takuan me kreun e qeverisë Edi Rama…

Presidenti Čeferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.

12 Shtator 2025, 00:06 Nga DOSJA

Presidenti Čeferin, presidenti Duka & anëtarët e KE-së

TIRANE - Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, ku u diskutuan dhe u morën vendime të rëndësishme mbi çështje të së ardhmes së futbollit europian, presidenti Čeferin, presidenti Duka dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, zhvilluan një vizitë në selinë e qeverisë, ku u takuan me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft miqësore dhe vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes UEFA-s, FSHF-së dhe institucioneve shqiptare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.

Presidenti Čeferin vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe institucioneve shqiptare në organizimin e këtij eventi kaq historik për vendin tonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll