Sport

Chelsea akuzohet për 74 shkelje të rënda rregullash, rrezikon edhe heqje pikësh…

Blutë e Londrës janë akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rënda të rregullave të transferimeve.

11 Shtator 2025, 16:58 Nga DOSJA
Chelsea akuzohet për 74 shkelje të rënda rregullash, rrezikon

ANGLI - Klubi londinez i Chelsea-t përballet me 74 akuza që lidhen kryesisht me pagesat e menaxherëve të lojtarëve në periudhën 2009-2022, ndërsa fokusi është në sezonet 2010-2011 deri 2015-2016, gjatë kohës së pronësisë së Roman Abramovich.

FA i referohet shkeljeve të disa neneve që lidhen me pagesat, marrëdhëniet me ndërmjetësit dhe investimet e palëve të treta te lojtarët. Chelsea ka afat deri më 19 shtator për të dhënë përgjigjen e saj ndaj këtyre akuzave.

Nëse gjendet fajtore, skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca rrezikon masa disiplinore, përfshirë edhe heqje pikësh. Mediat angleze e cilësojnë si një nga hetimet më të mëdha në futbollin anglez.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Sport 11 Shtator 2025, 13:00

Cristiano Ronaldo gabon, tifozët ofendohen!

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Al-Nassr, ka shkaktuar polemika pas një incidenti të ri para ndeshjes Portugali-Armeni. Një vide...