Sport

Ish-mesfushori Edgar Davids u mashtrua nga një mikeshë: iu vodhën 37 vepra arti!…

37 vepra arti iu vodhën ish-mesfushorit të Milanit, Juventusit dhe Interit. Ja incidenti që tani është në gjyq…

11 Shtator 2025, 18:13 Nga DOSJA
Ish-mesfushori Edgar Davids u mashtrua nga një mikeshë: iu vodhën

ANGLI - Një histori surreale, një rrëfim i pabesueshëm besimi të thyer, i përqendruar te ish-mesfushori i Juventusit, Edgar Davids.  

Ndërsa kampioni holandez vazhdonte jetën e tij, koleksioni i tij i çmuar i artit bashkëkohor u çmontua dhe u shit në mënyrë sistematike pas shpine, pa dyshuar fare ai për asgjë.

Personi që orkestroi mashtrimin ishte dikush shumë i afërt me të, një mikeshë familjare aq e besueshme sa kishte çelësat e një prej apartamenteve të tij në Londër.

Autorja e vjedhjes dhe mashtrimit është Nabila Habiby, një grua që ishte bërë pjesë e rrethit më të ngushtë të Davids. Marrëdhënia e tyre ishte aq e ngushtë saqë, për një kohë, ish-futbollisti madje e priti atë në vilën e tij, duke i besuar më vonë kujdesin për shtëpinë e tij të vjetër në veri të Londrës, pasi u transferua në një apartament të ri.

Në vend që të ruante pasuritë e tij, midis viteve 2014 dhe 2016, gruaja e abuzoi paturpësisht atë besim, duke vjedhur deri në 37 vepra arti nga koleksioni. Veprat u lanë peng më pas, duke i sjellë asaj një fitim të paligjshëm prej gati  200.000 eurosh, përpara se të përfundonin në ankand, të gjitha pa dijeninë e pronarit të ligjshëm, i cili besonte se koleksioni i tij ishte i sigurt në një depo në Enfield.

Zbulimi ndodhi në vitin 2017 në mënyrën më të rastësishme dhe moderne të mundshme. Një blerës potencial, i interesuar për një vepër që do të nxirrej në ankand, vuri re emrin e Davids në pjesën e pasme të një vepre dhe vendosi ta kontaktonte direkt nëpërmjet Instagram-it për ta pyetur për historinë e saj.

Për ish-lojtarin e Juventusit, Barcelonës dhe Tottenhamit, ishte një tronditje momenti kur e gjithë kështjella e tij e gënjeshtrave u shemb.

Dëmi nuk ishte vetëm financiar, por mbi të gjitha emocional, një plagë e thellë e shkaktuar nga dikush që ai e konsideronte mikeshë. Çështja është çuar në gjykatë dhe vendimi, që pritet nëntorin e ardhshëm, do ta dënojë gruan për mashtrim, duke mbyllur kapitullin ligjor në një çështje të bujshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll