Bota

Alarm në SHBA/ Kërcënim me bombë në zyrat e Partisë Demokratike

Ndërtesa është nën inspektim, por deri më tani nuk janë gjetur eksplozivë. Në fakt, një njoftim u bë që stafi të shmangë selinë qendrore, e cila ndodhet në Uashington.

11 Shtator 2025, 20:16 Nga E. D
Alarm në SHBA/ Kërcënim me bombë në zyrat e
foto ilustruese

SHBA- Një alarm u dha të enjten në mbrëmje në Uashington, për kërcënim me bombë në zyrat e Partisë Demokratike. Ndërkohë policia po heton situatën për kërcënim me bombë në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat.

Ndërtesa është nën inspektim, por deri më tani nuk janë gjetur eksplozivë. Në fakt, një njoftim u bë që stafi të shmangë selinë qendrore, e cila ndodhet në Uashington.

Në njoftim thuhet: "Ju lutemi njoftoni stafin tuaj. Policia e Kapitolit po i përgjigjet një incidenti në selinë e Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC). Stafit i kërkohet të qëndrojë larg aktivitetit të policisë."

Alarm në SHBA/ Kërcënim me bombë në zyrat e

shba

Sondazh

Poll