Sport

VIDEO/ FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për fëmijë në Tiranë…

Presidenti i UEFA-s Ceferin deklaroi: “Futbolli bashkon njerëzit”. Duka: “Mbledhja e KE-së në Tiranë, vlerësim për punën & zhvillimin e futbollit shqiptar”

11 Shtator 2025, 13:45 Nga DOSJA

VIDEO/ FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për

TIRANE - Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbollit, si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, me pjesëmarrjen e veçantë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjithashtu, në ceremoninë hapëse morën pjesë edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, ambasadori i FSHF-së për këtë event Jahmir Hyka, ish-lojtarë dhe personalitete vendase, djem dhe vajza nga shkollat lokale dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive në “Shtëpinë e Futbollit”.

VIDEO/ FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për

Aktiviteti vijoi me një ndeshje futbolli, ku pjesë e ekipeve ishin presidenti Čeferin, Luís Figo, Aljoša Asanović, trajneri i Kombëtares shqiptare Sylvinho, dy zv.trajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijët nga shkollat lokale, duke përcjellë mesazhin se futbolli, sporti më i dashur në botë, është për të gjithë.

Pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka folën për mediat shqiptare që mbuluan këtë aktivitet shumë të rëndësishëm në prag të mbledhjes historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Në fjalën e tij përpara mediave shqiptare, presidenti i UEFA-s nënvizoi se futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i përçajë. Ai theksoi se duhet të qëndrojnë larg futbollit njerëzit që e përdorin këtë lojë për të përhapur idetë e tyre të kota. 

“Mesazhi im, jo vetëm për një ndeshje të caktuar, por për të gjithë është se futbolli dhe sporti duhet të jenë gjëja që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan. Ne duhet të përpiqemi të largojmë këta ‘idiotë’ që e përdorin futbollin për ideologjitë e tyre absurde. Kudo, jo vetëm në një vend, por në të gjitha vendet. Sepse këta njerëz nuk e duan futbollin. Ata duan vetëm veten e tyre dhe e shfrytëzojnë futbollin për të përhapur idetë e tyre të kota”.

VIDEO/ FSHF & UEFA organizojnë Festivalin e Futbollit për

Presidenti Duka e nisi prononcimin me një falënderim të veçantë për presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi këtë moment historik si një vlerësim i punës së madhe të bërë nga komuniteti i futbollit në vend për zhvillimin e futbollit në Shqipëri.

“Do të doja të falënderoja publikisht presidentin e UEFA-s, z. Aleksander Čeferin, për vendimin që mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të bëhet në Tiranë. Ky është një vlerësim jo vetëm për Federatën e Futbollit, por për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Një vlerësim i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit me UEFA-n dhe respekt i punës së komunitetit të futbollit shqiptar.

Nuk është thjesht një mbledhje, është një event duke përfshirë edhe aktivitetin e sotëm, festivalin e futbollit ku besoj se në memorien e fëmijëve do të mbetet gjatë dhe do të jetë një objektiv më shumë për t’iu bashkuar lojës tonë”,- tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 11 Shtator 2025, 13:00

Cristiano Ronaldo gabon, tifozët ofendohen!

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Al-Nassr, ka shkaktuar polemika pas një incidenti të ri para ndeshjes Portugali-Armeni. Një vide...