Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Ermal Shena emërohet në krye të institucionit

Në vend të Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.

10 Shtator 2025, 20:01 Nga E. D
Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë
foto ilustrese

TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar largimin nga detyra të Kastriot Gurrës, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Në vend të Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.

V E N D O S I:

Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.

Sondazh

Poll