9 Shtator 2025, 19:44
Nga DOSJA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen më prestigjioze në nivel global në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve.
Aktivitetet do të zhvillohen përgjatë javës 10–14 nëntor 2025, ndërsa konferenca kryesore do të mbahet më 13 nëntor, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pritet pjesëmarrja e rreth 500 përfaqësuesve të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare e sigurimeve, si dhe nga institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve).
Gjatë tre ditëve të para të javës do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e rreth 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatore nga mbi 150 vende. Në kuadër të aktivitetit janë planifikuar edhe takime bilaterale ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse, si dhe takime të veçanta ndërmjet drejtuesve të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, me qëllim krijimin e hapësirave për bashkëpunim dhe dialog strategjik në nivel drejtues të industrisë.
Një nga momentet kryesore të javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, i cili do të fokusohet në sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit evropian për vendet kandidate, në përputhje me objektivat strategjikë të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi, deklaron: “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve.”
Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town-it në vitin 2024, përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës për edicionin e vitit 2025 është një vlerësim i rëndësishëm për vendin dhe për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare si institucionin pritës. Ky organizim vjen në një moment të rëndësishëm për tregun shqiptar të sigurimeve, duke mbështetur proceset reformuese dhe integruese, me synim forcimin e institucioneve dhe të sektorit financiar, në përputhje me standardet evropiane.
amf
Aktualitet
9 Shtator 2025, 18:19
E. D
Vladimir Novovic dhe Altin Dumani
MAL I ZI- Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar një takim me kyepro...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 18:12
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka folur për atentatin e fundit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër....
Aktualitet
9 Shtator 2025, 17:43
E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodrën. I ftuar n&eum...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 17:12
E. D
foto ilustruese
FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz. Mësohet se a...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 17:11
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në veturën e drejtorit të Qendr&e...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 15:38
KOSOVË- Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i është drejtuar Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) me notë protest...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 15:20
E. D
Safet Bajri
TIRANË- Safet Bajri i njohur si i forti i Dobraçit ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun 313. Edhe pse pas hek...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 14:53
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar se reforma në drejtë...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 14:29
I.A
Festival City
TIRANË- Një kullë e re me emrin Festival City, pritet që t'i bashkohet Tiranës. Ky lajm është publiku...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 14:40
E. D
Leonardo Preza
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” Leonardo Prezës, i cili a...