Aktualitet

"Atje ka viktima e të plagosur që janë krejt të pafajshëm"/Hoxha: Shumë ngjarje në Shkodër nuk kanë autorë

Gazetari thekson se ka viktima e të plagosur që janë krejt të pafajshëm.

9 Shtator 2025, 18:12 Nga E. D
"Atje ka viktima e të plagosur që janë krejt të
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka folur për atentatin e fundit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër. I ftuar në studion e News24, Hoxha tha se shumë ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës nuk janë zbardhur ende dhe kanë mbetur pa autorë. Gazetari thekson se ka viktima e të plagosur që janë krejt të pafajshëm.

“Nëse lejon që kriminelë të emërojnë deputetë, ministra etj, tregon se ata kanë lidhje me pushtetin, derisa marrin dhe fonde publike, sepse kanë marrëveshje me pushtetin. Strukturat tona kanë dështuar.

Shumë ngjarje në Shkodër nuk kanë autorë. Bardhok Pllana u vra dhe nuk ka autor, Mir Koçiu u vra dhe nuk ka persona të prangosur. Në Shkodër është një litar i trashë krimi…Ia kam thënë kryeministrit në sy, se Shkodra sot nuk ka problem krimin e rrugës, por krimin e organizuar.

Atje po ndodh që ka viktima e të plagosur që janë krejt të pafajshëm. Duhet një operator kombëtar që të zbardhë ngjarjet në Shkodër. Nëse lejon që kriminelë të emërojnë deputetë, ministra etj, tregon se ata kanë lidhje me pushtetin, derisa marrin dhe fonde publike, sepse kanë marrëveshje me pushtetin. Shkodra ngjan me Palermon e viteve 80’. Strukturat tona kanë dështuar”, tha Artan Hoxha.

artan hoxha vrasja ne shkoder

Sondazh

Poll