Aktualitet

Dumani takim me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi/ Në fokus të bisedimeve bashkëpunimi për luftën ndaj trafikut të drogës

Sipas SPAK në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve për kapjen e personave që merren me trafik të lëndëve narkotike.

9 Shtator 2025, 18:19 Nga E. D
Dumani takim me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi/ Në fokus
Vladimir Novovic dhe Altin Dumani

MAL I ZI- Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka zhvilluar një takim me kyeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novovic. Lajmi për takimin është bërë i ditur nga SPAK përmes rrjeteve sociale.

Sipas SPAK në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve për kapjen e personave që merren me trafik të lëndëve narkotike.

Postimi i SPAK:

Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet.

altin dumani vladimir novovic

Sondazh

Poll