Sport

Një kampion i bodibildingut u qëllua me thikë për vdekje, e dashura e tij është e dyshuar për vrasjen…

Valter de Vargas Aita u vra në një sherr në shtëpinë e tij në Brazil dhe policia dyshon për të dashurën e tij, e cila gjithashtu u ther me thikë.

9 Shtator 2025, 11:30 Nga DOSJA

 

Një kampion i bodibildingut u qëllua me thikë për vdekje, e
Valter de Vargas Aita, kampion i bodibildingut

 

BRAZIL - Valter de Vargas Aita (41 vjeç), një kampion i njohur i bodybuildingut në Brazil, u gjet i vdekur me disa plagë thike në Chapecó (Brazil). Sipas Policisë Civile, krimi ndodhi brenda një apartamenti, ku ai jetonte me një grua në rrugën Sete de Setembro.

Raportet fillestare nga Divizioni i Vrasjeve tregojnë se çifti u grind dhe gjatë konfliktit, Valteri u godit me thikë në bark, shpinë, fytyrë dhe qafë. Ai u përpoq të largohej nga prona, duke lënë gjurmë gjaku në korridoret dhe shkallët e ndërtesës, por u gjet i vdekur.

Partnerja e Valter de Vargas, Aita u plagos me thikë dhe më parë ishte akuzuar për vrasje

Gruaja 43-vjeçare, e cila kërkohej me akuzën e vrasjes, pësoi gjithashtu plagë me thikë dhe u trajtua në gjendje të rëndë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mbetet e shtruar në spital.

 

Një kampion i bodibildingut u qëllua me thikë për vdekje, e
Valter de Vargas Aita, kampion i bodibildingut, u ther për vdekje dhe e dashura e tij dyshohet për vrasjen

 

Policia publikoi imazhe të tmerrshme të vendit të krimit në qytetin Chapecó, duke treguar pellgje gjaku në tokë ku u gjet trupi i pajetë i Valter de Vargas Aita.

Valter de Vargas Aita ishte nënkampion i botës në bodybuilding

Valter de Vargas Aita ishte nënkampion i Bodybuilding-ut i Federatës Botërore të Fitnesit dhe pesë herë kampion shtetëror i Bodybuildingut.

 

Një kampion i bodibildingut u qëllua me thikë për vdekje, e
Valter de Vargas Aita, kampion i bodibildingut, u ther për vdekje dhe e dashura e tij dyshohet për vrasjen

 

Ai punonte si trajner personal në kohën e vdekjes së tij dhe kishte ndërtuar një numër të respektueshëm ndjekësish në mediat sociale falë këshillave të tij për dietën dhe stërvitjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll