Sport

"Ky futboll nuk është i bukur për t’u parë": Nagelsmann i ashpër ndaj Irlandës së Veriut...

"Mendoj se na u desh të mbronim 10 ose 12 goditje standarde, dhe pësuam vetëm një gol. Kjo është me të vërtetë një pikë e fortë e Irlandës së Veriut”.

8 Shtator 2025, 11:30 Nga DOSJA

"Ky futboll nuk është i bukur për t’u parë":

GJERMANI - Julian Nagelsmann foli troç. Pas fitores 3-1 ndaj Irlandës së Veriut mbrëmë, trajneri i Gjermanisë bëri disa komente të ashpra në lidhje me stilin e lojës së kundërshtarëve të Michael O'Neill.

Kjo pavarësisht se ishullorët ia dolën mbanë kundër gjigantëve evropianë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke barazuar përkohësisht rezultatin me një gjuajtje nga këndi të Price.

Goli i zëvendësuesit Nadiem Amiri dhe goditja e dënimit e 'mallkuar' e Florian Wirtz fundosën Irlandën e Veriut, me trajnerin e ekipit kombëtar gjerman që foli pas ndeshjes për të komentuar rezultatin përfundimtar:

"Nuk është e lehtë të mbrosh shumë topa të gjatë dhe nuk është e lehtë të mbrosh shumë topa të dytë, kështu që jam i kënaqur me rezultatin", ishin fjalët e tij të para për BBC Sport NI .

Nagelsmann më pas i sulmoi rivalët e tij : "Nuk është aq e lehtë kur çdo goditje standarde dhe çdo top në fushë shndërrohet në një gjuajtje të gjatë, dhe ata sulmojnë me dhjetë lojtarë që kërkojnë topin e dytë. 

Nuk është bukur për t’u parë, ky stil futbolli, por është efektiv dhe nuk është i lehtë për t’u mbrojtur", pranoi ai.

"Mendoj se na u desh të mbronim 10 ose 12 goditje standarde, dhe pësuam vetëm një gol. Kjo është me të vërtetë një pikë e fortë e Irlandës së Veriut. Nuk është e lehtë, kemi lojtarë më të mirë, por nuk është e lehtë të mbrohesh kundër këtij stili loje."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll