Sport

Rino Gattuso paralajmëron: "Izraeli mund të na shkaktojë probleme"…

Trajneri dhe lufta: "Është e dhimbshme të shohësh fëmijë që humbasin jetën."

8 Shtator 2025, 10:00 Nga DOSJA
Rino Gattuso paralajmëron: "Izraeli mund të na shkaktojë

ITALI - Gennaro Gattusos "i vjen keq që ka shorti e kanë përballë" me Izraelin në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026, "sepse ata janë një ekip që luan mirë dhe mund të na shkaktojë probleme".

Duke folur për Sky Sport, trajneri italian kështu e filloi analizën e tij për ndeshjen, që e pret Italinë në mbrëmje (20:45) në Debrecen të Hungarisë, ndaj ekipit të Izraelit.

"Të gjithë e dimë pjesën tjetër: është e dhimbshme të shohësh se çfarë po ndodh, njerëz dhe fëmijë që humbasin jetën, nuk dua të them më shumë se kaq.

Ne jemi këtu për të luajtur ndeshjen dhe për të respektuar punën tonë. Ka shumë respekt dhe shumë dhimbje", shtoi Gattuso, duke iu referuar luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll