Sport

Dalin mesazhet, Wanda Nara i premton ish-burrit: “Po fitove do të kthejë Rolexin e finales së Championsit!”

Wanda Nara dhe Maksi Lopez do të jenë përsëri bashkë. Jo si çift, por në një emision televiziv.

8 Shtator 2025, 00:21 Nga DOSJA

Dalin mesazhet, Wanda Nara i premton ish-burrit: “Po fitove do të

ARGJENTINE - Wanda Nara dhe Maksi Lopez do të jenë përsëri bashkë. Jo si çift, por në një emision televiziv. Më saktësisht ne MasterChef Celebrity në Argjentinë, ku ajo është prezantuese dhe ish-futbollisti është konkurrent.

Maksi Lopez me sa duket ka filluar të përgatitet në shtëpi dhe për këtë arsye, i ka kërkuar këshilla  ish-bashkëshortes, e cila ka publikuar mesazhet dhe shkëmbimin e batutave më të.

“Nuk mund t’i jap konfidencë pjesëmarrësve, mos kërko kompromise”, i shkruante ajo duke bërë shaka. Dhe ai i përgjigjej. “Po gatuaj bukën në shtëpi. Nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time. Të shohim si del”.

Wanda në fund i bën premtime. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë të lexoja këtë mesazh nga ti. Nëse fiton, të kthej Rolexin e finales së Ligës së Kampioneve dhe vilën në Santa Barbara”. Tani i mbetet Maksi Lopez të tregojë sa vlen para furnelave.

Dalin mesazhet, Wanda Nara i premton ish-burrit: “Po fitove do të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll