Aktualitet

Starton sot viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës, mbi 26 mijë prej tyre ulen në banka për herë të parë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri më dije një ditë më parë se 236 mijë nxënës do t'i marrin tekstet shkollore falas.

8 Shtator 2025, 07:41 Nga r.ll
Starton sot viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës, mbi 26
foto ilustruese

TIRANË- Viti i ri shkollor starton ditën e sotme për rreth 345 mijë nxënës, 26.500 prej të cilëve ulen për herë të parë në banka. Në shkolla do të rikthehen gjithashtu edhe 31 mijë mësues.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu bëri më dije një ditë më parë se 236 mijë nxënës do t'i marrin tekstet shkollore falas. Gjithashtu u bë me dije se këtë viti janë hapur 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara, 340 laboratorë SMART, palestra e terrene të reja sportive.

POSTIMI I PLOTË: 

Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.

Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART , kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive. Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës.
SUKSESE

viti i ri shkollor

Sondazh

Poll