Aktualitet

Pati probleme me frymëmarrjen, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave dhe kthehet në burg

Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë.

7 Shtator 2025, 18:38 Nga I.A
Pati probleme me frymëmarrjen, Nuredin Dumani del nga spitali pas vizitave
Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari Nuredin Dumani është rikthyer në qelinë e tij ditën e sotme, pasi u shtrua mbrëmë në spital. Top Channel shkruan se dëshmitari i mbrojtur që ka hapur 11 dosje në SPAK ndaj krimit të organizuar, është kthyer në qelinë ku mbahet i veçuar nga të tjerët dhe nën masa të rrepta. Analizat e shumta mjekësore të kryera në urgjencë dhe më pas në kardiokirurgji nuk kanë përcaktuar diagnozën se nga çfarë problemesh vuan i mbrojturi i drejtësisë.

Por siç bëhet me dije shqetësimet e tij që raportohen rrahje të shpejta të zemrës deri në humbje të vetëdijes mund të jenë shkaktuar nga stresi por edhe nga ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Kjo është hera e dytë që i penduari ka probleme takikardiake shpjegoi një burim pranë drejtorisë së burgjeve, që shtoi se edhe herën e parë mjeket e institucionit penitenciar 313 kanë rekomanduar një kontroll më të detajuar mjekësor në qendrën spitalore.

Burgjet insistojnë se ushqimi që po konsumohej nga i penduari ishte i kontrolluar dhe i dërguar nga familja. Ndërkohë që IML ka hedhur poshtë versionin që ky ushqim të ketë qenë i helmuar. Të gjitha këto të dhëna janë paraprake, ndërsa i penduari Dumani që e nisi rrëfimin me Plumbin e Artë dhe po flet ndaj kriminelëve që ju shërbeu është kthyer nga spitali në qelitë që dikur ishin të 41 bissit dhe që tani me kërkesë të SPAK janë kthyer në strehën e të penduarve të SPAK.

nuredin dumani

Sondazh

Poll