6 Shtator 2025, 16:49
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Të drejtë vote për t’i zgjedhur kryetarët e 38 komunave do të kenë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Prej tyre, 43 mijë e 993 janë votues prej jashtë shtetit.
Votuesit jashtë shtetit do të mund të votojnë me postë prej 17 shtatorit. Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur se procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra votimi me 2.625 vendvotime.
Përfaqësuesja e Listës Serbe, Gordana Llaban, ka votuar kundër certifikimit të listës, për shkak të atyre që i ka konsideruar ndryshime në listat votuese, mirëpo zyrtarë tjerë i kanë thënë se bazuar në Ligjin e ri për zgjedhjet e përgjithshme, një qytetari i përcaktohet vendvotimi në bazë të vendit ku ka prona dhe merr shërbime, me qëllim që të ketë saktësi në listën votuese.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje të gjithë votuesve brenda Kosovës që të kontrollojnë vendvotimin e tyre në platformën e këtij institucioni, që ta dinë paraprakisht qendrën e tyre, për shkak të ndryshimeve që janë bërë së fundmi.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit garojnë 5.626 kandidatë dhe prej tyre 206 janë kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvende komunale.
Më herët gjatë ditës, Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka nisur një kërkesë ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026, për shkak të pengesave që mund të shkaktohen nga fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ligji në Kosovë përcakton që komunat duhet ta miratojnë buxhetin deri më 30 shtator për vitin e ardhshëm fiskal, dhe atë më pas ta dorëzojnë në Ministrinë e Financave.
Nëse nuk e respektojnë këtë afat, komunat e humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, andaj Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.
Për këto zgjedhje lokale janë certifikuar 93 subjekte - 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.
Kosova i ka mbajtur zgjedhjet e fundit lokale në tetor të vitit 2021. Partia Demokratike e Kosovës pati fituar më së shumti komuna, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës./REL
zgjedhjet e 12 tetorit ne kosove
Aktualitet
6 Shtator 2025, 16:11
r.ll
pamje nga kamerat e hotelit
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku 26-...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 16:09
foto ilustruese
TIRANË- Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacio...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 15:52
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares italiane që është abuzuar seksualisht nga 26-vje&cce...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 15:41
foto ilustruese
TIRANË- Në një kohë kur po diskutohet drafti i ri i Kodit Penal, aktorë të shoqërisë civile vler&eu...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 15:28
r.ll
kristjan kola
SHKODËR- Autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër vijojnë ende të lirë dhe t&...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 14:18
I.A
Grok
“Grok, çka mund të më thuash për Kosovën?”
Kur kjo pyetje i shtrohet modelit të inteligjencës artifi...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 13:42
I.A
Specat e kuq
SLLOVENI- Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr specat e kuq me origjinë nga Shqipëria për shkak të pesticideve t&...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 13:10
I.A
FIER- Dhjetëra naftëtarë të kompanisë Bankers Petroleum janë mbledhur përpara zyrave të kompanisë në Marinz&...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 12:30
I.A
TIRANË- Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona në vitin 2024, me një rritje prej afro 22 mij&eu...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 11:44
I.A
Vjedhjet
HIMARË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Himarë për vjedhje....