Aktualitet

Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari në Himarë, në kërkim bashkëpunëtori

Mësohet se i riu në bashkëpunim me një person tjetër ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit.

6 Shtator 2025, 11:44 Nga I.A
Vodhi shuma parash në banesa dhe markete, arrestohet 30-vjeçari
Vjedhjet

HIMARË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Himarë për vjedhje. Mësohet se i riu në bashkëpunim me një person tjetër ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit. Ky person ka vjedhur shuma parash në banesa si dhe produkte në markete.  

Njoftimi i Policisë:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pronës dhe pasurisë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve në Borsh, si rezultat i të cilave u ndalua shtetasi:

• Xh. M., 30 vjeç, banues në Borsh.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një tjetër shtetas për të cilin vijon puna për kapjen e tij, ka kryer disa vjedhje në zonën e Borshit, konkretisht:

• Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
• Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
• Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
• Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

 

vjedhje ne himare

Sondazh

Poll