6 Shtator 2025, 16:09
Nga DOSJA
foto ilustruese
TIRANË- Tirana furnizohet me ujë të pijshëm vetëm 5 orë në ditë. Në disa zona, uji nga tubacionet e ujësjellësit rrjedh vetëm 3 orë, 1 paradite, 1 pasdite dhe 1 në darkë.
Në pallatet e ndërtuara para viteve ’90 situata është më problematike, pasi nuk kanë depozita të mëdha nëntokësore, por vetëm ato mbi tarraca.
Kryeqyteti furnizohet me orare të përcaktuara: disa lagje kanë dy herë në ditë, kryesisht në mëngjes, në orarin 06:30 ose në mbrëmje në orën 19:00 deri në orën 21:00. Disa lagje të tjera furnizohen tre herë, por qytetarët thonë se është e pamjaftueshme.
Por ka edhe zona, ato në periferi, ku popullsia është shtuar me ritme të shpejta, që nuk furnizohen me ditë të tëra.
Mungesa e ujit të pijshëm po prek jo vetëm banorët, por edhe mijëra turistë që e vizitojnë çdo ditë Tiranën. Shumë prej atyre që akomodohen në Airbnb në pallatet e vjetra nuk arrijnë as të lahen.
Tirana po zhvillohet me shpejtësi, por ajo është kryeqyteti i vetëm në rajon dhe Europë që ka këtë nivel skandaloz të furnizimit me ujë. Të dhënat e siguruara nga TV Klan tregojnë se kryeqyteti ynë është në vend të fundit.
Prishtina, që është në vendin e dytë, ka 16 deri në 20 orë ujë në ditë. Kryeqytetet e tjera si Shkupi, Podgorica, Sarajeva, Beogradi, Sofja apo Athina kanë 24 orë ujë pa ndërprerje.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë pohon se uji shpërndahet sipas një grafiku të caktuar, por ajo nuk i vuri në dispozicion për publikun oraret gjatë të cilave furnizon lagjet e kryeqytetit me ujë./Klan TV
furnizimi me uje te pijshem tirane
Aktualitet
6 Shtator 2025, 15:52
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçares italiane që është abuzuar seksualisht nga 26-vje&cce...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 15:41
foto ilustruese
TIRANË- Në një kohë kur po diskutohet drafti i ri i Kodit Penal, aktorë të shoqërisë civile vler&eu...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 15:28
r.ll
kristjan kola
SHKODËR- Autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër vijojnë ende të lirë dhe t&...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 14:18
I.A
Grok
“Grok, çka mund të më thuash për Kosovën?”
Kur kjo pyetje i shtrohet modelit të inteligjencës artifi...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 13:42
I.A
Specat e kuq
SLLOVENI- Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr specat e kuq me origjinë nga Shqipëria për shkak të pesticideve t&...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 13:10
I.A
FIER- Dhjetëra naftëtarë të kompanisë Bankers Petroleum janë mbledhur përpara zyrave të kompanisë në Marinz&...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 12:30
I.A
TIRANË- Numri i të punësuarve në Shqipëri arriti në 1.177.245 persona në vitin 2024, me një rritje prej afro 22 mij&eu...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 11:44
I.A
Vjedhjet
HIMARË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Himarë për vjedhje....
Aktualitet
6 Shtator 2025, 11:21
I.A
Morine
MORINË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Morinë teksa po tentonte t...
Aktualitet
6 Shtator 2025, 10:36
I.A
RENEA
FIER- Një nga tre personat që dhunuar gardianin e burgut në Fier është vënë në pranga nga forcat RENEA. ...