Luis Enrique aksidentohet, përfundon në spital me dëmtime!
SPANJE - Trajneri spanjoll, Luis Enrique Martínez, është shtruar në spital pasi pësoi një aksident teksa po ngiste biçikl...
Kombëtarja “albirroja” e arriti këtë sukses falë barazimit pa gola ndaj Ekuadorit në Asuncion, në ndeshjen e luajtur mes të enjtes dhe të premtes.
PARAGUAI - Pas tri edicionesh mungesë, Paraguai ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund një pritjeje 16-vjeçare. Kombëtarja “albirroja” e arriti këtë sukses falë barazimit pa gola ndaj Ekuadorit në Asuncion, në ndeshjen e luajtur mes të enjtes dhe të premtes.
Presidenti i vendit, Santiago Peña, e shpalli menjëherë një ditë feste kombëtare, duke e cilësuar këtë kualifikim si një ngjarje historike dhe duke ftuar gjithë qytetarët të festojnë. Lajmi u shpall në stadium dhe u shpërnda gjerësisht edhe nga kanalet zyrtare të presidencës.
Me 25 pikë të grumbulluara në kualifikueset e Amerikës së Jugut (6 fitore, 7 barazime dhe 4 humbje), Paraguai e siguroi matematikisht vendin e gjashtë, duke u bërë i paarritshëm për Venezuelën, që mbetet me 18 pikë. Në të njëjtën mbrëmje, edhe Kolumbia dhe Uruguai vulosën kualifikimin falë fitoreve respektive 3-0 ndaj Bolivisë dhe Perusë.
Ky do të jetë Botërori i nëntë në historinë e Paraguait. Rezultati më i mirë mbetet ai i vitit 2010 në Afrikën e Jugut, kur skuadra arriti deri në çerekfinale pas një rrugëtimi mbresëlënës, i ndalur vetëm nga Spanja, që më pas u shpall kampione bote.
Rikthimi në arenën më të madhe të futbollit botëror shihet jo vetëm si një sukses sportiv, por edhe si një burim krenarie kombëtare, që ka bashkuar lojtarë, tifozë dhe institucione në një festë të madhe popullore.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Trajneri spanjoll, Luis Enrique Martínez, është shtruar në spital pasi pësoi një aksident teksa po ngiste biçikl...
ITALI - Gennaro Gattuso e nisi me këmbën e mbarë aventurën e re në stolin e Italisë, duke triumfuar me shifrat e pastra 5-0 ndaj...
ZVICER - Kosova ka përjetuar një mbrëmje të vështirë në Bazel, ku Zvicra tregoi epërsi të qartë dhe nuk i la a...
KOSOVE - Vendimi i Edon Zhegrovës për t’u mos grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës në dy ndeshje mjaft të rënd&e...
ZVICER - Kosova reziston pak më shumë se 20 minuta ë takimin me Zvicrën në ‘St. Jakob-Park’ të Bazelit. Në minut&...
ELBASAN - Shqipëria U-21 u mund me rezultatin 2-0 nga bashkëmoshatarët e Gjermanisë në ndeshjen e parë testuese të këtij...
ANGLI - Daniel Ricciardo ka vendosur të mbyllë përfundimisht kapitullin e tij si pilot në Formula 1. Piloti australian 36-vjeçar njof...
FRANCE - Ndeshja mes përfaqësueseve U21 të Francës dhe Luksemburgut, e planifikuar të luhej sot, në Lorient, për kualifikuese...
TURQI - Beşiktaşi dhe Trabzonspor kanë arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit shqiptar, Ernest Muçi, duke u dhënë fund s...
ANGLI - Fansat e futbollit po fajësojnë “mallkimin e Aaron Ramsey” për vdekjen e stilistit legjendar Giorgio Armani, pasi disa dit&eu...