Sport

Nuk ka më “vllazërore”, Zvicra gjunjëzon Kosovën që në pjesën e parë me 4 gola! - VIDEO

Helvetët të kthyer në makth për ‘dardanët’ plotësojnë pokerin me Embolo që realizon të dytin personal dhe të katërtin për ekipin e tij në minutën e fundit të pjesës së parë.

5 Shtator 2025, 21:44 Nga DOSJA
Nuk ka më “vllazërore”, Zvicra gjunjëzon Kosovën

ZVICER - Kosova reziston pak më shumë se 20 minuta ë takimin me Zvicrën në ‘St. Jakob-Park’ të Bazelit. Në minutën e 22-të, në zhvillimet e një goditjeje këndi, Akanji, i lirë në zonë, nuk i jep asnjë shans portierit Muric.


Vetëm tri minuta më vonë vjen goli i dytë i shënuar nga Embolo, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtjes.


Zvicra mbyll shpejt llogaritë e ‘dardanët’, Widmer realizon golin e tretë në minutën e 39-të. 


Ndërkohë që pa u mbyllur 45 minutëshi, helvetët të kthyer në makth për ‘dardanët’ plotësojnë pokerin me Embolo që realizon të dytin personal dhe të katërtin për ekipin e tij në minutën e fundit të pjesës së parë. 


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll