Bota

Trump poston foton e tre liderëve: I humbëm Indinë dhe Rusinë ndaj Kinës, uroj që të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatë së bashku

Këshilltari kryesor i presidentit amerikan për tregtinë, Peter Navarro, e quajti miqësinë e mirë midis tre udhëheqësve si "shqetësuese".

5 Shtator 2025, 16:59 Nga r.ll
Trump poston foton e tre liderëve: I humbëm Indinë dhe
putin, modi, jinping

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ditën e sotme se India dhe Rusia duket se i kanë  “humbur” nga Kina, pas takimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Tianjin të Kinës.

“Duket sikur i kemi humbur Indinë dhe Rusinë ndaj Kinës më të thellë dhe më të errët. Uroj që të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatë së bashku!”, shkroi Trump në platformën e mediave sociale TruthSocial, së bashku me një fotografi të Kryeministrit Narendra Modi, Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit kinez Xi Jinping të parë së bashku.

Presidenti rus, Putin dhe kryeministri indian, Modi morën pjesë në paradën ushtarake të organizuar në Pekin të Kinës. I ftuar ishte dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Kina e ka paraqitur këtë paradë si një shfaqje uniteti me shtetet e tjera, gjë që ishte një mesazh i qartë me pamjen e Xisë, Putinit dhe Kimit, që ishin së bashku në këtë ngjarje.

Parada e madhe ushtarake ishte përmbyllje e një sërë ngjarjesh diplomatike të dizajnuara për të treguar vizionin e Kinës për një rend botëror alternativ, si kundërpeshë ndaj dominimit të gjatë të SHBA-së dhe aleatëve të saj perëndimor. Parada u organizua pas samitit të Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO) – që u mbajt më herët gjatë javës – që po ashtu synoi të shfaqte Kinën si udhëheqëse botërore që ka ndikim gjithnjë e më të madh rajonal në Azinë Juglindore dhe Qendrore.

donald trump

Sondazh

Poll