Bota

Të burgosurit në burgun e sigurisë së lartë në Francë nisin grevë urie/ Zëdhënësi i ministrisë: Janë nervozë se nuk mund të organizojnë krime

Greva e urisë në burgun Vendée-les-Vieilles në departamentin Pas-de-Calais të Francës filloi të hënën. Zëdhënësi i ministrisë theksoi se ishte shumë herët për të thënë se sa të burgosur po merrnin pjesë në grevën e urisë.

5 Shtator 2025, 15:59 Nga E. D
Të burgosurit në burgun e sigurisë së lartë në
foto ilustruese

FRANCË- Të burgosurit në një burg francez të sigurisë maksimale për trafikantë të rrezikshëm droge filluan një grevë urie këtë javë për të protestuar ndaj kushteve të tyre. Lajmin për grevën e urisë e ka dhënë një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë, duke konfirmuar raportet e mediave franceze.

Greva e urisë në burgun Vendée-les-Vieilles në departamentin Pas-de-Calais të Francës filloi të hënën. Zëdhënësi i ministrisë theksoi se ishte shumë herët për të thënë se sa të burgosur po merrnin pjesë në grevën e urisë.

"Burgu është funksional, të burgosurit janë nervozë dhe pikërisht për këtë arsye po ndërmarrin një hap të tillë. Ata janë nervozë sepse janë brenda një burgu që është i izoluar nga bota e jashtme, ku nuk mund të organizojnë më trafikimin e paligjshëm të drogës nga brenda burgut siç bënin më parë", tha ai.

Zyrtari francez tha se ministria e drejtësisë nuk do të dorëzohej, por nuk dha detaje rreth kërkesave të të burgosurve. Le Figaro, duke cituar një burim nga burgu, raportoi më parë këtë javë se disa ditë pasi disa të burgosur i mbushën qelitë e tyre me ujë, rreth 20 të burgosur në krahun e parë të burgut filluan një grevë urie.

Tetëdhjetë e tetë trafikantë të dënuar droge u transferuan në krahun special të burgut në korrik, si pjesë e planeve të Ministrit të Drejtësisë Géral Darmanin për të shtrënguar kushtet e paraburgimit për disa nga të burgosurit më të rrezikshëm të Francës.

france

Sondazh

Poll