E rëndë në Tiranë/ 40-vjeçarja bie nga ballkoni aksidentalisht, humb jetën në vend
foo ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet...
KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës. KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Kushtetuese janë: Alban Toro, Alma Faskaj, Asim Vokshi, Florian Ballhysa, Genta Tafa Bungo dhe Naureda Llagami. Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.
Njoftimi:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar sipas pikës 2 të nenit 233 të Ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e enjte, më datë 04.09.2025, mbledhjen e radhës, sipas rendit të ditës të bërë publik në njoftimin e datës 30.08.2025.
Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi:
Përfundimin e procedurës së verifikimit të z. Denar Biba për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
KED njofton gjithashtu se ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të zj. Holta Zaçaj, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, Këshilli ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.
Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED. Ky vlerësim synon të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe objektiv, duke garantuar që kandidatët më të kualifikuar dhe me integritet të përfaqësojnë standardet më të larta profesionale dhe etike në Gjykatën Kushtetuese.
KED siguron se do të vazhdojë zbatimin korrekt të të gjitha fazave të përzgjedhjes, duke respektuar plotësisht procedurat ligjore dhe duke ruajtur objektivitetin në përzgjedhjen e kandidatëve.
Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024:
Alban Toro
Alma Faskaj
Asim Vokshi
Florian Ballhysa
Genta Tafa Bungo
Naureda Llagami.
foo ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Mësohet...
Artur Bashimi GREQI- Vrasja e 47-vjeçarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në qendër të Athinës më 18 gusht u zbulua se isht...
droga DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër në kuadër të operacionit “Mesnata”. Konkretisht në pran...
pamje nga aksidenti në vlorë VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Bypass-in e Vlorës. Mësohe...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur të enjten se është arrestuar një zyrtar ...
DHËRMI- Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë d...
foo ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas bllokimit nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, të pjeshkëve me...
pamje nga sherri KORÇË- Seanca për masën e sigurisë për 9 nga 10 të arrestuarit për sherrin masiv të ndodhu...
pamje nga arrestimi i Samir Rosales Rodriguez KOLUMBI- Janë publikuar pamjet nga arretimi i Samir Rosales Rodriguez, i cili ishte pjesë e gr...
Samir Rosales Rodriguez KOLUMBI- Autoritetet e Kolumbisë kanë njoftuar arrestimin e Samir Rosales Rodriguez, i cili ishte pjesë e grupit q&e...