Aktualitet

EMRAT/ Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, vihen në pranga dy persona në Dibër

Konkretisht në pranga kanë rënë Elsi Kuca (Dauti), 26 vjeç, dhe Aleksandër Tota, 22 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

4 Shtator 2025, 14:09 Nga E. D
EMRAT/ Posedonin armë zjarri dhe lëndë narkotike, vihen në
droga

DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër në kuadër të operacionit “Mesnata”. Konkretisht në pranga kanë rënë Elsi Kuca (Dauti), 26 vjeç, dhe Aleksandër Tota, 22 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, dhe pasagjerin, shtetasin A. T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje. Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
• A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e dibres

Sondazh

Poll